Lajme

Shqiprim Arifi e dërgon vajzën në shkollë, uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

I pari i Komunës sot e ka dërguar në klasë të parë vajzën e tij, Nurnisën të cilës i ka uruar suksese bashkë me gjithë fëmijët tjerë.

Ky është statusi i plotë i Shqiprim Arifit në Facebook:

Në drejtim të tempullit të diturisë, sot vajza ime Nurnisa ka bërë hapat më të rëndësishme në jetën e saj.

Së bashku më shumë nxënës të tjerë në Komunën e Preshevës, Nurnisa ka filluar ditën e parë shkollore.

Janë këto momente të veçanta të jetës prindërore, ku na përkujton se sa të bekuar jemi, me që përkushtimi, kontributi dhe sakrifica për një ardhmëri të mirë është i domosdoshëm.

Të gjithë nxënësve në Luginën e Preshevës ju dëshiroj suksese dhe ditë të mbara, ndërkaq prindërve një bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë me institucionet arsimore.

Mësimdhënësve gjithashtu ju përgëzoj për vitin e ri shkollor duke ju falënderuar për punën e palodhshme në misionin fisnik për ardhmërinë e vendit tonë.

Suksese për vitin e ri shkollor 2019/2020

Related Articles

Back to top button