Lajme
Shtatori do të jetë i nxehtë: Këto janë temperaturat e javës në vijim

Javën e ardhshme rënie graduale e temperaturave, në pjesën e dytë mundësi për shi.
1.09 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
2.09 – Nxehtë, kryesisht me diell.
3.09-4.09 – Mbetet ngrohtë, pjesërisht vranët.
Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, por gjatë javës në vijim pritet rënie e lehtë e tyre. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri në 32C, e gjatë javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 28C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave mesatare.