Si e pranoi Islamin një Doktoresh Amerikane
Si e pranoi Islamin një Mjek Amerikan !
(Për shkak të neglizhencës së infermiereve nuk u arrit që në byzylykun e dorës së foshnjës të shkruhet emri i nënës për të ditur se cilës nënë i takon.)
Kjo ngjarje ka ndodhur në një spital të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si rrjedhojë e kësaj ngjarje një prej mjekëve ameri…kan pranoi Islamin.
Në këtë spital amerikan punonte një mjek musliman nga Egjipti cili ishte mjaftë i përgatitur në aspektin profesional dhe si i tillë kishte ndikim të rëndësishëm në mesin e shumë mjekëve amerikan dhe ishte në qendër të admirimit dhe i lavdëruar në mesin e kolegëve të vet. Ai njëherit ishte edhe mik dhe shok i mirë me stafin e mjekëve. Mirëpo, në mesin e tyre kishte një shok të ngushtë me të cilin gjithnjë ishin bashkë dhe konsultoheshin për çështje nga më të ndryshmet në klinikën e obstetrikës ku punonin.
Një natë derisa mjeku nuk ishte prezent në klinikë, përnjëherë erdhën dy raste urgjente të lindjes. Si raste urgjente lindën dy nënat foshnjat e tyre, njëra femër dhe tjetra mashkull, por për shkak të neglizhencës së infermiereve nuk u arrit që në byzylykun e dorës së foshnjës të shkruhet emri i nënës për të ditur se cili fëmijë i takon akëcilës nënë.
Kur u informuan mjekët për rastin në fjalë, jashtëzakonisht u brengosën se si ta zgjidhin këtë problem, që secilit fëmijë t’ia gjejnë nënën e tij biologjike. Në këtë rast mjeku amerikan iu drejta mjekut mysliman duke i thënë: “Ju thoni se në Kur’an sqarohet çdo gjë, dhe se ai përfshinë të gjitha çështjet pavarësisht se cilat janë ato! Atëherë, urdhëro, si do të na e zgjidhësh këtë problematikë, si do t’ia përcaktosh fëmijës nënën e tij?”
Mjeku egjiptian u përgjigj: “Po, Kur’ani sqaron çdo gjë, andaj shpejtë do ta argumentojë këtë, por më lejo që pak ta studiojë rastin. Pas kësaj mjeku egjiptian menjëherë udhëtoi për në Egjipt, dhe atje shkoi te një dijetar i Universitetit të Al Az’harit për ta konsultuar. Pasi e informoi dijetarin çka kishte ndodhur, dijetari në fjalë iu drejtua mjekut me këto fjalë: “Unë nuk jam i thirrur për çështjet mjekësore për të cilën ti po më flet, mirëpo do ta tregojë një ajet kur’anor, e pastaj ti mendo dhe studio këtë ajet dhe inshaAllah do të gjesh zgjedhje për këtë çështje dhe ia lexoi ajetin: “Për mashkullin hise sa për dy femra.” (En-Nisa: 11.)
Mjeku pasi dëgjoi ajetin filloi me gjithë shpirt të mendojë rreth ajetit, e pastaj e gjeti zgjidhjen. U kthye te shoku i tij amerikan dhe i tha: “Kur’ani e vërtetoi se cili fëmijë cilës nënë i takon!” Mjeku amerikan tha: “Si është e mundur kjo?!”
Mjeku egjiptian i tha: “Të bëjmë analizat e qumështit të dy nënave, e pastaj do gjejmë zgjidhje.” Pas analizave vërtetë e gjetën zgjidhjen, sepse nga analizat e bëra rezultati doli se përqindja e mineraleve dhe vitaminave që përmban qumështi i nënës që ka lindë mashkull është i dyfishtë në krahasim me përbërjen që ka qumështi i nënës që ka lindë femër. Mjeku amerikan sërish e pyeti: “E çka nënkupton kjo, nga e përfitove këtë rezultat?” Mjeku egjiptian ia lexoi ajetin kur’anor: “Për mashkullin hise sa për dy femra.” (En-Nisa, 11).
Pas kësaj mrekullie mjeku amerikan menjëherë e pranoi Islamin dhe e shpalli publikisht atë.