Lajme

Si u gjet e vdekur 58 vjeçarja nga Presheva në Francë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në rrethin e Strasbourg-ut në Francë, ku u gjet e vdekur një 58-vjeçare e cila ka prejardhjen nga Presheva.
Të martën në mëngjes, rrethi i Strasbourg-ut është shokuar nga një ngjarje tragjike.

58-vjeçarja A.B nga Presheva është gjetur pa shenja jete nga burri i saj, që u kthye nga puna. Ai e kishte gjetur në shtrat, derisa gruaja ishte goditur disa herë me thikë.

Mediat franceze i kanë kushtuar mjaft shkrime kësaj ngjarjeje. Sipas tyre, ngjarja tragjike ndodhi në një banesë sociale Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Një burim i afërt me hetimin ka thënë se trupi ishte goditur disa herë më thikë, por vetëm autopsia do të tregojë nëse vdekja është si pasojë e goditjeve me thikë
Burri i saj është i shokuar dhe kur të qetësohet, do të intervistohet, ashtu si edhe banorët e tjerë dhe fqinjët.
Hetimi ka filluar menjëherë, është duke u kërkuar arma e vrasjes. Gjithashtu edhe kamerat CCTV janë duke u analizuar.

Related Articles

Back to top button