Teatri i Preshevës me shfaqjen “Misteri” kthehet me dy çmime nga festivali në Mitrovicë
Pesë ditë, pesë shfaqje e mbajtën të provokuar publikun e Mitrovicës nga e hëna e 09 shtatorit dëri sonte. Audienca e Mitrovicës si asnjëherë tjetër ishte pranë teatrit këto ditë të Festivalit Tradicional të Komëdisë “Mitrovica in Fest”.
Secila nga shfaqjet konkurente kishte audiencën e saj e cila me shumë vëmendje, dispononim dhe shumë të qeshura përcolli trupat duke filluar në natën e parë me Teatrin e Vlorës, në natën e dytë Teatri i Tetovës, Mitrovica ishte në natën e tretë, nata e katërt e festivalit solli Teatrin e Preshevës ndërkaq natën finale e përmbylli shfaqja nga Gjilani!
Mitrovica in Fest, përvec komedive, takoi gjithë artistët pranë lumit Ibër për të vazhduar me ndejat e gjata nëpër pabet e Mitrovicës që si gjithmonë mirëpresin dhe befasojnë mysafirët me energjinë me pozitive.
Pas shfaqjes “Shfaqja që shkon keq” nga regjisori Ilir Bokshi, juria profesionale në përbërje të Burbuqe Berishës, Agim Selimit dhe Hazir Hazirit shpallën edhe emrat e fituesve të edicionit të 10+1 të Mitrovica in Fest.
Cmimet: Shfaqja më e mirë: “Shfaqja qe shkoi keq” nga regjisori Ilir Bokshi
Regjia më e mirë: Afeida Boriqi me shfaqjen “Misteri”
Aktori më i mirë protagonist: Artan Islami me shfaqjen “Sundimi i Gruas”
Aktorja më e mirë protagoniste: Xhejlane Terbunja me shfaqjen “Komedi e Kuqe”
Aktori më i mirë joprotagonist: Artan Ibishi me shfaqjen “Misteri”
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Tringa Hasani me shfaqjen “Shfaqja që shkoi keq”
Gjithashtu Festivali nderoj të gjithë pjesmarrësit me mirënjohje!
Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja Home, Museum Pub, Missini sweets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini.