Teologu zviceran: “Nuk mund ta mohojmë se Muhamedi është udhëzimi i vërtetë për shpëtim”
Teologu bashkëkohor zviceran dr. Hans Küng, i cili ndër të tjera është i njohur për pretendimet dhe bindjet e tij se Isai (Jezusi) ishte vetëm një njeri dhe Profet i zgjedhur i Zotit, ka thënë për të dërguarin e fundit Profetin Muhamed: “Muhamedi është i dërguari i Zotit në kuptimin e plotë të fjalës dhe ne nuk mund ta mohojmë se Muhamedi është një lajmëtar i vërtetë për shpëtim”
Ajo që karakterizon jetën e Profetit Muhammed, është fakti se historia ka ruajtur tërë jetën, biografinë dhe të gjitha cilësitë e moralet e tij dhe se në jetën e tij dhe në biografinë e tij nuk ka asgjësim apo paqartësi. Ky është një fakt që shumë historianë perëndimorë e dinë dhe e konfirmojnë.
Kështu, historiani britanik Arnold Toynbee thotë: “Ata që duan të studiojnë biografinë e madhe të Profetit të Zotit Muhammedit do të gjejnë një numër shkrimesh dhe dokumentesh që nuk mund të gjejnë për një Profet tjetër të Zotit”.