Lajme

Trumpi shkarkon John Boltonin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar John Boltonin nga pozita e këshilltarit për siguri, duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.

“E kam njoftuar John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij më s’janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. S’jam pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij, siç nuk pajtohen as të tjerët në Administratë”, ka shkruar Trump në Twitter duke shtuar se një këshilltar për sigurinë kombëtare do të caktohet javën e ardhshme.

Kur ishte emëruar në këtë pozitë, Bolton ishte raportuar si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Bolton ishte paraparë të vizitonte Kosovën dhe Serbinë në fund të muajit gusht për të folur rreth vazhdimit të dialogut, mirëpo vizita e tij, ishte shtyrë për shkak të rënies së Qeverisë së Kosovës dhe vazhdimit të taksës, kishte raportuar KTV-ja

Related Articles

Back to top button