Digjitalizohet Salla e Kuvendit Komunal në Preshevë
Komuna e Preshevës pasi përfitoi 2.424.600,00 dinarë nga Ministria e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal ka përfunduar punimet në digjitalizimin e Kuvendit Komunal.
Ky projekt është fituar prej Zyrës për Zhvillimit Ekonomik nga fondi buxhetor për programin për vetëqeverisje lokale për vitin 2019.
Projekti përfshin furnizimin dhe instalimin e paisjeve elektronike dhe audio-vizuele për mbarëvajtje më efikase, më të avancuar, dhe transaprente të seancave të KK të Preshevës.
Sistemi i ri i digjitalizuar do të mbështesë menaxhimin elektronik të dokumenteve siç janë vendimet e Kuvendit, pikat e rendit të ditës së seancave, ftesave për seanca, procesverbaleve, etj.
Përveç këtyre përfitimeve për këshilltarët, kuvendi elektronik në të njëjtën kohë mundëson një punë më transparente, të saktë, dhe të përgjegjshme të asamblesë lokale ndaj qytetarëve.