Haradinaj: Shkëmbimi i kufijve, projekt serb i miratuar nga Thaçi e Rama
Për kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj shkëmbimi i kufijve të Kosovës është projekt serb i miratuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Propozimi për hapjen e kufijve ka ardhur nga Serbia, por është aprovuar edhe nga shqiptarët fatkeqësisht.
Unë mendoj që kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës janë kujdesur që mos ta vizatojnë gjithmonë zgjidhjen, por në disa adresa e kanë vizatuar, kanë folur konkretisht.
Ndër ato adresa unë nuk përfshihem këtu në Kosovë, sikur mos të kishte pra situata të definuara edhe unë do të kisha bërë kujdes se sa larg do të shkojë me paraqitjen e rreziqeve që kanë ekzistuar.
Ato rreziqe kanë kaluar ju siguroj për këtë”, ka theksuar Haradinaj në intervistën me gazetarin Artur Zheji për OraNews.
Sipas tij, ideatore e planit nuk është SHBA por ideatorë janë Vuçiç, Daçiç, Gjinçiç akademia serbe edhe Moska zyrtare pasi ato e kishin idenë e hapjes të prerjes së kufijve. Këto ranë në këtë grackë.