Këshilltari i PVD-se shkakton incident në Kuvendin komunal të Preshevës, shkul mikrofonin dhe rrëzon foltoren (Video)
KK i Preshevës përjashton nga seanca këshiltarin e PVD-së Rinor Krasniqi
Pas aktit vandal të shkaktuar në seancën e sotme të Kuvendit komunal të Preshevës me ç’rast e ka shkulur mikrofonin dhe përmbysur foltoren e Kuvendit, këshilltarët e Kuvendit të komunës së Preshevës me shumicë votash e kanë përjashtuar këshilltarin Rinor Krasniqi nga seanca, me arsyetimin – dëmtim të qëllimshëm të pronës publike.
Akti i dhunshëm i këshilltarit në fjalë, ka shtyrë këshiltarët që të ndërmarrin një veprim konkret, me qëllim të kthimit të rregullit dhe disiplinës së punës së Kuvendit.
Kujtojmë që vitin e kaluar këshilltari Rinor Krasniqi gjatë seancës së Kuvendit, e ka sulmuar fizikisht këshilltarin Fatlum Kadriu nga radhët e APN-së.
Në mbrojtje të Rinor Krasniqit kanë dalur këshilltarët Skender Destani dhe Ardita Sinani.
https://youtu.be/yWShkDgQB8o