Lajme

Kuvendi komunal i Preshevës pas përjashtimit të këshilltarit të PVD-së Rinor Krasniqi, tenton të vazhdojë seancën por ai dhunshëm qëndron në sallën e Kuvendit

Kuvendi komunal i Preshevës pas përjashtimit të këshilltarit të PVD-së Rinor Krasniqi, tenton të vazhdojë seancën por ai dhunshëm qëndron në sallën e Kuvendit

Pas përjashtimit të këshilltarit të PVD-së nga seanca e Kuvendit, këshilltari Rinor Krasniqi qëndron dhunshëm në sallën e Kuvendit, duke e kundërshtuar kështu Vendimin dhe penguar kështu punën e Kuvendit.

Këshilltarët bënë një tentativë për të vazhduar seancën e Kuvendit, por me kusht që këshilltari Rinor Krasniqi të largohet nga salla, por në solidarizim të Rinor Krasniqit, këshilltarja e PVD-së dhe njëherit kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë Ardita Sinani kërcënoi që ne do ta mbrojmë Rinorin dhe nuk do të lejojmë që të dalë jashtë, nëse ka nevojë do të qëndrojmë deri nesër apo pasnesër.

Gjithashtu dhunshëm ka dalur në foltore dhe këshilltari Skender Destani duke kërcënuar kryetarin e Kuvendit Sami Salihun që unë e thej krejtë foltoren, nuk e përmbys veç.

Related Articles

Back to top button