Lajme
Lajm pozitivë për Preshevën nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj
Kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu po merr pjesë në maratonën e vrapimit e cila është duke u mbajtur në Tiranë, përcjell “Presheva.AL”.
Ka qenë Sami Salihu i cili ka publikuar video mesazhin duke u pregatitur të fillojë maratonën së bashku me Erion Veliajn.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka përshëndetur Preshevën dhe është zotuar që premtimin e dhënë për ndërtimin e parkut në Preshevë do ta kalojë në këshillin bashkiak këtë vit.
“Gati për gjysëmmartonën Tirana 2019! Me një lajm pozitivë për Preshevën nga kryetari i Bashkisë z.Erion Veliaj. Ka një kauz për Preshevën për vitin 2019 ju ftojë t’a ndiqni videon e shkurtër.” ka shkruar Salihu.