Lajme

Mirret vendimi Qeveria Serbe formon Trupin Koordinues për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim të krijojë një Trup Koordinues për hapjen e vendkalimit kufitar Miratovac-Llojan, midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Detyra e Trupit Koordinues është, siç thuhet në dokumentin e botuar në Gazetën Zyrtare, “të marrë të gjitha masat dhe veprimet për të përmbushur kushtet e nevojshme për krijimin e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan”, thuhet në njoftim.

Shqiptarët nga Presheva në Serbi, si dhe banoret e fshatit Llojan, kanë vite që kërkojnë hapjen e ketij kufiri mes Serbise dhe Maqedonise Veriore.

Distanca midis fshatrave Llojane dhe Miratoce është tre kilometra, por banorët e Llojane duhet të udhëtojnë deri në 33 km për të arritur në Miratoccë përmes pikës kufitare Tabanoc-Preshevë.

Për hapjen e këtij vendkalimi kufitar u diskutua edhe nga Kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Ana Brnabic, në gusht të këtij viti, në hapjen e pikës kufitare të përbashkët Tabanovce-Preshevë.

Related Articles

Back to top button