Lajme
Mjekët japin detaje për gjendjen shëndetësore të të riut nga Medvegja
Skënder Fetahu, mjek kujdestar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka bërë të ditur gjendjen e 34 vjeçarit Milazim Murati, nga Medvegja që u plagos nga policia.
Sipas tij ai është në kujdes intensiv të mjekëve dhe momentalisht jashtë rrezikut për jetën, raporton klnakoosva.
Por Fetahu bën me dije se gjendja e tij mund të ndryshojë.
“Pacineti është sjellur nga Gjilani. Momentalisht është nën kujdesin e doktorëve dhe jashtë rrezikut për jetë. Mirëpo gjendja e tij duhet të përcillet sepse mundet me ndryshu “- tha Fetahu.
34 vjeçari është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku ishte i punësuar si roje mali.