Mjekja e Gjilanit Burbuqe Mustafa, arriti t`i sfidojë rregullat shkencore për të shpëtuar beben dhe ringjallur nënën e saj
MADHËSHTORE – Mjekja e Gjilanit Burbuqe Mustafa, arriti t`i sfidojë rregullat shkencore për të shpëtuar beben dhe ringjallur nënën e saj.
Shtatzëna A.H. nga Gjilani ishte sjellë në spitalin e Gjilanit për të kryer lindjen e tretë. Dy lindjet e para i kishte kryer me operacion – prerje cezariane. Te rastet e tilla, shtatzënia e tretë nuk rekomandohet assesi.
Pasi pacientja përgatitet për lindje, futet në sallë dhe fillon hapja e abdomenit, mjekët hasin në një “placentë previa percreta”, e cila ishte e inceruar në vendin e prerjeve të mëhershme gjatë dy lindjeve të para, që janë raste shumë të rralla dhe përfundojnë me fatalitet.
Fati deshi që kjo nënë e re të bjerë në duart e një mjeke të shkathtë e të guximshme, siç është Burbuqe Mustafa, e cila bashkë me ekipin e saj e arriti të fitojë një betejë gati të pamundur, duke shpëtuar dy jetë njerëzore. Pas pesë ditësh, nëna Ajetne Haliti kthehet në shtëpi, pranë dy fëmijëve tjerë, në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, familja Haliti tani ka tre fëmijë.
Raste të tilla ku duhet reaguar me urgjencë për të largohet mitrën, në mënyrë që të shpëtohet jeta e nënës, hasen rrallë në praktikën mjekësore. Janë raste ku bëhet fjalë për jetë apo vdekje të pacientes.
Ju lumte Dr. Burbuqe Mustafa
P.s Dr.Burbuqe Mustafa është me prejardhje nga Presheva