Lajme
Moravica pastron lumin në Preshevë, apel qytetarëve mos hudhni mbeturina

NP Moravica vazhdon aktivitetet e saja të parapara me projektin “Për një Preshevë më të pastërt” të financur nga Komuna e Preshevës dhe Enti për punësim.
Në ditët në vijim do të pastrohet i gjithë shtrati i lumit që kalon në qytet.
Me këtë rast i bëjmë apel edhe qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në shtratin e lumit, se me këtë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve e sidomos të fëmijëve tanë.