Lajme

Në rrezik jeta e një gruaje shqiptare në Medvegjë, Serbia ia pasivizoi adresën dhe dokumentet, nuk ka trajtim mjekësor

Shqiptarja nga Medvegja e sëmurë nga tumori në gji nuk ka trajtim mjekësor, pasi që është pasivizuar adresa e saj nga pushteti serb dhe nuk u jepen dokumente të mëtejshme nga autoritetet serbe. Shqetësimin për këtë e ka shprehur asambleisti nga Medvegja, Muharrem Salihu, i cili ka nisur një fushatë për sensibilizimin e gjendjes së rënduar të shqiptarëve në këtë rajon, si pasojë e diskriminimit të organizuar sistematik nga pushteti i Serbisë, përcjellë INA.

“Nga pasivizimi i adresave ne Medvegje, nuk kursehet as zoja N.S. e semure nga tumori ne gji! Ne shenje “solidarizimi” i nderpritet e drejta per t’u sheruar, permes pasivizimit te adreses! Jemi ne fund te muajit tetor, i cili ndryshe njifet edhe si mauji i solidarizimit, parandalimit dhe masave per parandalimin e tumorit. Sot vemendja ime shkon tek rasti i N.S. shqiptare nga Medvegja e cila ne vitin 2016 u konstatua me tumor në gji! Pasivizimi i adresave nuk kurseu ket rast sikurse shumë raste te tjera me semundje te ndryshme, nuk kurseu te moshuar, te rinje, te pa punë, të pensionuar,mergimtar apo ç’fardo çofshin ata, mjafton te ishin shqiptare nga Medvegja dhe keshtu ua rrembyen identitetin duke i shendrruar ne refugjate pa asnje lloi te drejte, ne shtepite e tyre.”, ka shkruar Salihu, i cili së fundi ka zhvilluar takime në disa qendra evropian për të shprehur këtë shqetësim. Mijëra shqiptarëve nga Medvegja u janë pasivizuar adresat dhe dokumentet, një operacion që i shpallë ata shtetas të huaj pa asnjë të drejtë në shtetin e tyre të lindjes dhe origjinës.

Related Articles

Back to top button