Policia e Serbisë plagos rëndë një shqiptar nga Medvegja, po punonte roje mali
Sipas këshilltarit Komunal të Medvegjës, Florim Sahiti, Policia serbe sot ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës.
Sahiti, në një deklarim për portalin LuginaLajm, ka theksuar se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku Milazimi ishte i punësuar si roje mali, derisa nuk precizon, nëse ka qenë i punësuar nga institucionet e Kosovës, apo ato të Serbisë.
“Po, para dy-tre orëve, është plagosur rëndë Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. Sipas informatave që i kemi, ai është duke u transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKU-sw në Prishtinë, pasi që ka marrë plagë teje të rënda” – ka theksuar Florim Sahiti, këshilltar nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë.
Florim Sahiti, ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodh nga policia lokale dhe jo nga ajo njësitit të xhandarmerisë, duke mos përmend shkaqet e ngjarjes së sotme.
Megjithate, ende nuk ka ndonjë njoftim nga Policia serbe, lidhur me rastin të cilin e ka konfirmuar këshilltari shqiptar nga Medvegja, Florim Sahiti.