Ragmi Mustafa: Do të udhëtoja edhe 1000KM për të votuar në Kosovë
Në qendrën më të madhe të votimit në Prishtinë, ka votuar edhe ish kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.
Në një intervistë për Klan Kosova, Mustafa i cili ka të drejtën e votës pasi ka edhe nënshtetësinë e Kosovës, ka thënë se procesi i votimit nga ajo që ka parë sot është me demokratiku nga të gjitha vendet e rajonit.
“Parregullsitë janë minore në krahasim me regjionin. Kosovës i duhet që t’i ndërtojë institucionet e saj legjitime të dala nga vota e lirë. Janë mbase zgjedhjet më demokratike në gjithë regjionin”.
“Shqiptarët në Luginë e kanë shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e votimit. Është emocion i veçantë dhe nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të votosh për vendin tënd, shtet të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve”.
“Kemi bërë 100 kilometra rrugë në një drejtim, por do t’i përshkruajmë mbase edhe një mijë kilometra për të votuar për Kosovën me pritjet më të mëdha që Medvegja, Presheva dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovën mbas përfundimit të bisedimeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar”.