Lajme

Rama: Washingtoni e Berlini, bashkë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja janë bërë bashkë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Kjo deklaratë e Ramës bëhet në të njëjtën ditë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar si të dërguar special në dialogun Kosovë-Serbi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, shkruan koha.

Edi Rama më tej theksoi se ai vetë nuk është as për ndarje të Kosovës dhe as për ndryshim kufijsh, ndërsa akuzoi opozitën se ajo vetëm nxin me ato që deklaron për Kosovën.

“Të gjitha historitë që gjoja se unë do ta ndaj Kosovën janë përralla që bëhen këtu për të përhapur urrejtje. Kosova dhe Mali i Zi sot kanë marrëdhënie shumë të mira. Këtu kemi një sërë protagonistësh që janë gati ta fusin në hell Shqipërinë, Kosovën vetëm që ta nxijnë. Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin këtë çështje dhe patjetër që Serbia ta njohë Kosovën. Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe jo kufi me vija etnike. Kancelarja Merkel kishte keqkuptime nga këta dhe Merkelin e kam sqaruar për idetë e mia dhe ajo më tha se është dakord. SHBA-ja dhe BE-ja janë bashkë kundër shkëmbimit të territoreve”, tha të premten Rama.

Related Articles

Back to top button