Lajme
Rrëfimi i gjykatëses famëkeqe serbe Danica Marinkoviq që e dënoi Albin Kurtin me 15 vjet burg
Gjyqtarja serbe e masave të dhunshme e instaluar në Prishtinë, Danica Marinkoviq e cila gjatë viteve 90’të pothuajse ka dënuar të gjithë shqiptarët që kanë refuzuar në ndonjë mënyrë regjimin serb, ka rrëfyer sot në një televizion në Beograd se si e kishte dënuar Albin Kurtin në vitin 1999 pas arrestimit në Prishtinë gjatë bombardimeve.
Ajo ka thënë se Kurtit është “nacionalist ekstrem” duke rrëfyer se si para gjykatës kishte refuzuar të gjithçka, që nga shtetësia serbe deri te refuzimi i referencës ‘e ashtuquajtur’ kur Gjykata i është referuar Republikës së Kosovës dhe UÇK-së.