Lajme

Teatri i Preshevës merr çmimin special në festivalin Kadri Roshi në Gjirokastër (Foto)

Komedia “Misteri”, e vënë në skenë nga regjisorja Afeida Boriçi Mehmeti dhe interpretuar nga Teatrit Preshevës, u mirëprit nga publiku gjirokastrit.

E shfaqur në natën e gjashtë të Festivalit “Kadri Roshi”, u duartrokit nga artdashësit që kishin mbushur sallën e teatrit “Zihni Sako”në Gjirokastër.

Në edicionin e dytë të Festivalit të teatrit “Kadri Roshi” në qytetin e Gjirokastrës Teatri i Preshevës ka marrur çmimin special.

Juria përbëhej nga emra të njohur si Birçe Hasko, Mevlan Shanaj, Rajmonda Bulku, Petrit Ruka dhe Suela Konjari .

Related Articles

Back to top button