Lajme
Teatri Preshevës do të marrë pjesë në festivalin “Kadri Roshi” në Gjirokastër
Në Gjirokastër po mbahet Festivali Teatror Mbarëshqiptar “Kadri Roshi”. Organizatorë të tij janë Teatri i qytetit “Zihni Sako” dhe Bashkia e Gjirokastrës. Gjatë tetë ditëve të festivalit në skenë do të ngjiten trupa nga Shqipëria, Kosova, por edhe Tetova e Presheva.
Juria e tij do të drejtohet nga Rajmonda Bulku, ndërsa anëtarë janë Mevlan Shanaj, Suela Konjari, Birçe Hasko dhe Petrit Ruka.
Në natën e gjashtë do të shfaqet komedia “Misteri” interpretuar nga aktorët e Teatrit të Preshevës.