Bashketdhetari nga Austria mbjell arën me grurë për familjet nevojtare në Luginë
Filluam me fazën e dytë të projektit “ Gruri i Solidaritetit”
Këto ditë filloi faza e dytë e realizimit të projektit”Gruri i Solidaritetit”, përmes së cilit do të sigurohet gruri për familjet e varfëra.
Të vetëdijshëm për gjendjen e rënduar ekonomike të një shtrese të shoqërisë, QSA fillon me realizimin e këtij projekti, të cilin tanimë kanë filluar ta përkrahin njerëzit e vullnetit të mirë.
Është bashkëatdhetari jonë nga Austria, i cili mbolli me grurë arën me sipërfaqe prej 5.600 m2, të cilën pastaj do ta dhurojë për familjet në nevojë.
Të gjithë të interesuarëve ua rikujtojmë se QSA merr përsipër procesin e korrjes për grurin e mbjellur në këtë projekt.
Për detaje më të hollësishme në lidhje me këtë projekt, mund të drejtoheni në zyrën e QSA-së në Preshevë.