Lajme

Komuna e Preshevës diskutim publik me Kryetarët e Bashkësive Lokale, rreth përpilimit të Buxhetit për vitin 2020

Pasi dështoi takimi i ditës së djeshme të paraparë me subjektet politike, të cilat refuzuan takimin e përbashkët me Kryetarin e Komunës lidhur me përpëlimin e Buxhetit te vitit 2020, sot u mbajt takimi i paraparë i Kryetarit Komunës me Kryetarët e Bashkësive Lokale.

Pas prezantimit të prioriteteve të Komunës sonë nga ana e Kryetarit të Komunës dhe paraqitjes së arritjeve të deritanishme nëpër Bashkësitë Lokale të Komunës sonë, të pranishmit u njoftuan edhe me programet e nivelit qëndror rreth realizimit të projekteve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve fekale dhe atmosferike, ku do të përfshihen të gjitha Bashkësitë Lokale të Komunës sonë, Kryetarët e Bashkësive Lokale të pranishëm në këtë diskutim publik patën rastin të japin propozimet e tyre për vitin 2020.

Në takim u analizua gjendja e rëndë e furnzimit me energji elektrike nga ana e EPS-it, ku vendbanimet e Komunës sonë janë duke u ballafaquar me pengesa sistematike.

Për këtë arsye, Komuna e Preshevës i ka dhënë prioritet kësaj sfere dhe do të insistojë me kërkesat e saj ndaj EPS-it për investime në përmirësimin e infrastrukturës së tyre, ku do të marrë pjesë edhe Komuna jonë në zgjidhjen e këtij problemi. U identifikuan zonat më problematike të Komunës sonë, ku do të intervenohet në aspektin afatgjatë për një furnizim stabil me energji elektrike, sidomos për vendbanimet Corroticë, Raincë, Shoshajë e Poshtme etj.

Nëpër Bashkësitë Lokale Komuna e Preshevës do të vazhdoj programin e rregullimit të hapësirave publike, ndërtimin e parqeve dhe këndeve të lodrave për fëmijë, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me komunitetet.

Gjithashtu grumbullimi i mbeturinave dhe kyçja e Qytetarëve në sistemin e menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Ndërmarrjes Publike “Moravica”, do të vazhdoj edhe në Bashkësitë Lokale të mbetura, me qëllim të zgjidhjes së problemi të ndotjes së ambientit, për një Preshevë të pastër.

Gjatë diskutimit publik u diskutuan veçmas kërkesat e të gjitha Bashkësive Lokale dhe u vendosën së bashku prioritetet, që do të parashihen në planin investiv kapital të Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2020.

Related Articles

Back to top button