Lajme
Kryetari Arifi faleminderon qytetarët dhe vullnetarët për grumbullimin e ndihmave për Shqipëri

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ma faleminderuar qytetarët e komunës së Preshevës dhe të gjithë vullnetarët që po kontribojnë në grumbullimin dhe përgaditjen e ndihmave për Shqipëri.
Postimi i plotë:
“Faleminderit qytetarëve të komunës sonë që po solidarizohemi me vëllezërit tanë në Shqipëri, me rastin e termetit që ndodhi në mëngjesin e ditës së djeshme.
Sot kemi nisur maunën e parë për në Republikën e Shqipërisë, ndërsa aksioni ende vazhdon.
Faleminderit edhe vullnetarëve që po kontribojnë me orë të tëra në grumbullimin dhe përgaditjen e ndihmave për në Shqipëri.
Shqipëri jemi me ty!”