Lajme

Kryetari i Komunës së Preshevës në konferencën e organizuar në Tiranë (Foto)

Në Tiranë, konferenca: Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapsirën e Ballkanit Perëndimor

Sot me ftesë të Ministrit Gent Cakaj mora pjesë në konferencën e organizuar në Tiranë.

Në këtë takim gjithashtu prezent ishin përfaqësuesit e lartë politik shqiptar nga rajoni për të diskutuar rreth shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Si kryetar i komunës së Preshevës paraqita 7 pikat kryesore për të vendosur një strategji funksionale për Luginën e Preshevës: 1. Sinkronizim më të thellë dhe më të shpejt, të shpeshtë dhe përmbajtësor
2. Fondi Kombëtar i Solidaritetit
3.Diplomacia Shqiptare, përfshirja e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në Ambasadat dhe Konsullatat Shqiptare.
4. Ambasadat me më shumë mjete financiare dhe me më shumë personel
5. Takimi i dy Qeverive, pjesëmarrja e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (së paku si vëzhgues)
6. Oda ekonomike në Preshevë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kontaktet e bizneseve dhe byrokracinë ekonomike
7. Media, informimi më i gjerë i popullatës shqiptare por edhe dhe ndërkombëtare për sfidat dhe problemet e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button