Kurti: Reciprociteti me Serbinë është i nevojshëm edhe për pranimin e diplomave për studentët e Luginës
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij për reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.
Ai për të treguar se është i nevojshëm ka treguar edhe rastin e Almedina Ahmetit nga Bujanoci që ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës e që nuk mund të punësohet në vendlindjen e saj.
Almedina Ahmeti është studente në Master për Pedagogji, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Almedina shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, gjimnazin e ka filluar në Bujanoc ndërsa e ka përfunduar në Gjilan. Mirëpo, ajo nuk do të mund të punësohet në vendlindjen e saj në Bujanoc kur të diplomojë, meqenëse Serbia ende nuk i pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës. Reciprocitet do të thotë edhe pranim i diplomave tona.