Lajme

La Durrësin dhe u martua me Serbin në Maqedoni tani kujdeset për bagëtinë

Elida Hoxha po përkujdeset për bagëtinë në shtëpinë e burrit të saj me origjinë serbe Sasha Aleksiç.

Në kërkim të një jete më të mirë, në vitin 2012, Elida nga Durrësi erdhi në Maqedoni, shkruan gazeta LAJM.

Ajo sot jeton në shtëpinë e burrit të saj 17 vite më të moshuar, në fshatin “Staro Nagoriç” të komunës rurale me po të njejtin emër, që ndodhet pranë kufirit me Serbinë.

Sasha u martua me një shqiptare pavarësisht paragjykimeve të shumta. Thotë se ishte i detyruar ta bënte një gjë të tillë pasi vajzat maqedonase dhe ato serbe nuk dëshironin të kujdeseshin për punët e shtëpisë dhe bagëtinë, shkruan gazeta LAJM.

Përpos bagëtisë dhe punëve tjera rreth shtëpisë, Elida kujdeset edhe për prindërit e Sashës. E, ata shprehen shumë të kënaqur nga nusja e tyre shqiptare.

Burri i saj ka paguar 500 euro për nusen nga Shqipëria.

Elida, kryen punë mjaftë të rënda, por shprehet e lumtur pranë Sashës me të cilin kanë 3 fëmijë.

Danillo, Sergeji dhe Anastesija kanë mësuar nuk dijnë shumë fjalë shqip. Ata refuzojnë të mësojnë gjuhën e nënës.

Por, Elida nuk ështe nusja e vetme shqiptare në komunën me popullësi serbe në Maqedoni. Në “Staro Nagoriç” ka edhe të tjera vajza nga Shqipëria të martuara me joshqiptarë. Ndërsa njëra nga motrat e Elidës është e martuar në qytetin e Kumanovës me një maqedonas.

Në rrëfimin e saj për Gazetën LAJM, Elida tregon si takohet me nuset tjera nga Shqipëria, por flet edhe për kremtimin e festave.

Në Shqipëri nuk shkon shpesh, por kontaktet me familjen e saj janë të përditshme.

Sipas të dhënave jozyrtare, në komunën “Staro Nagoriç”që ndodhet në afërsi të Kumanovës, janë të martuara të paktën 25 femra nga Shqipëria.

https://youtu.be/en3gfKP0CnE

Related Articles

Back to top button