Lajme
Ndihmat nga Presheva mbërrinë në Shqipëri (Foto)

Volumi i madh i ndihmave që po mbërrin nga bizneset shqiptare dhe ato të Kosovës detyroi bashkinë Krujë të hap një tjetër pikë.
Pasi formulohet formulari pranimit nga prurësit e ndihmave të shumëllojshme, kryehet magazinimi e më pas përmes furgonëve shpërndarja në destinacione.
Nga kjo pikë grumbullimi në Nikël ndihmat janë nisur për në njësitë administrative Bubq, Fushë Krujë dhe Nikël.
Momentin kur ekipi i Top Channel mbërriti në këtë magazinë grumbullimi po shkarkohej një kamion i ardhur nga Presheva.
Ndihmat në Preshevë janë mbledhur nën moton “Me Ty Shqipëri”.
Në Preshevë është duke u ngarkuar një tjetër kamion me detergjentë dhe ushqime për fëmijë.