Lajme

Paralajmërohet mbyllja e disa fakulteteve në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma deklaroi se sistemi arsimor nuk i përgjigjet nevojave reale të ekonomisë.

“Është shqetësuese ajo që 90% e të rinjve shkojnë në fakultet dhe në të njëjtën kohë s’kemi punëtorë të kualifikuar”, tha Angjushev.

Në pyetjen se çfarë do të ndodhë me licencat e fakulteteve, që janë në numër të madh në shtet, Angjushev tha se Qeveria e tashme nuk dha licenca për fakultete të reja.

:Ajo që kjo Qeveri bëri është se nuk dhamë licenca të reja për fakultete të reja” tha Angjushev duke thënë se licencat e vjetra do t’u skadojë afati.

Related Articles

Back to top button