Lajme
Presheva në ditën e flamurit solidarizohet me viktimat e tërmetit në Shqipëri
28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar. Është vlerë që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti për paraardhësit tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e brezave që do vijnë.
Në këto ditë të vështira që po kalojnë vëllezerit dhe motrat tonë në Shqipëri pas termetit, solidarizohemi, ndajmë dhimbjen për viktimat, lutemi që të mbijetuarit të kenë shërim sa më të shpejt.
Urime 28 Nëntori – Urime Dita e Flamurit Kombëtar
KRYETARI I KOMUNËS
SHQIPRIM ARIFI