Lajme

Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës në protestën popullore kërkon bashkimin me Kosovën (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare i Luginës së Preshëvës, Ragmi Mustafa i ftuar në RTV Ora, ka komentuar padrejtësitë e qeverisë serbe që bëhen ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ndërsa theksoi se shpreson që të merren seriozisht nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj në konferencën mbarëkombëtare që do të mbahet nesër.

Mustafa: Besoj se kjo do të merret seriozisht nga ana e ministrit të Jashtëm, zoti Cakaj, por dhe vetë Republika e Shqipërisë, sipas Kushtetutës që përkujdeset për shqiptarët jashtë territorit.

Do ti themi të gjitha ato padrejtësi që Serbia bën ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me qëllimin për të dëbuar në mënyrën më moderne të mundëshme shqiptarët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja. Ne presim që këto problematika të merren seriozisht dhe qeveria shqiptare të kryej detyrën e saj duke reaguar në instanca më të larta të organizmave ndërkombëtarë.

Është 28 nëntori i radhës, më shumë se 100 vite që bëhet në Luginën e Preshevës, por me frikën më të madhe dhe pasigurisë në vendosjen e flamurit kombëtar, sepse nuk dihet kurrë se si do të reagojë qeveria serbe, policia dhe xhandarmëria.

Përndryshe nga vitet e kaluara, ne kemi organizuar një protestë popullore e cila do të mbahet në Preshevë me flamuj kombëtarë nga ana e vetë qytetarëve, duke kërkuar përdorimin e lirë të këtyre simboleve.

Mustafa ka rënditur edhe disa nga problemet që shqetësojnë shqiptarët në Luginënë e Preshevës.

Mustafa: Jemi në prang të festimeve . Nuk ka pse shqiptarët në Luginën e Preshevës të pranojnë një simbol tjetër kombëtarë nga ky që është i Shqipërisë.

Ka përpjekje për pengimin e zhvillimit ekonomik , ku papunësia shkon deri në masën 70%.

Gjithë të rinjtë ikin në drejtim të Europës, duke shfrytëzuar liberalizimin e vizave. Serbia e ka diku të 10-15% mesataren e papunësisë në mbarë territorin e vendit, ndërsa këtu është 5 herë me e madhe.

Mos flasim për përdorimin e teksteve mësimore, mungesën e arsimit univeristarë. Mosnjohjen e diplomave që janë arritur nga të rinjtë në Republikën e Kosovës, apo stërzgjatja e njohjes së diplomave të rinjëve të arritur në universitetet e Shqipërisë. Është një procedim nga një deri në 4 vite.

Këto problematika nuk është hera e parë që i prezantojmë. Kemi marrë premtime dhe në qeverinë Berisha, kemi potencuar me të gjitha qevritë padyshim. Le të besojmë që zoti Cakaj ka seriozitetin në këtë fushë.

Related Articles

Back to top button