Së shpejti në Serbi, shpejtësia maksimale në autostrada do të bëhet 150 km/h
Drejtuesit e automjeteve në Serbi së shpejti do të tolerohen te vozisin me shpejtësi deri në 150 kilometra në orë në ato pjesë të autostradës ku limiti tani është 130 në orë, tha drejtori i Rrugëve të Serbisë Zoran Drobnjak për Blic, duke theksuar se ky është vetem një propozim nga “Putevi Srbije” për Ministrinë e Brendshme.
Sipas Drobnjak, “Putevi Srbije” do t’i propozojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme që shpejtësia ne autostrade te rritet per 20 kilometra në orë., që do të thotë se shpejtësitë maksimale do te jetë deri në 150 kilometra në orë në pjesë të caktuara të autostradës.
E vetmja gjë që ka mbetur është që të finalizohen marrëveshjet, në mënyrë që në pjesët e autostradës ku kufiri i shpejtësisë është 130 të rritet në 150 kilometra në orë, dhe kështu kufiri të harmonizohet me standardet evropiane – shpjegoi Drobnjak.
Drobnjak sqaroi për Tanjug se kjo do të thotë se pjesë të autostradës ku shenja siguron 130 kilometra në orë do të tolerojë ngarjen deri në 150 kilometra në orë, dhe se pjesët ku shpejtësia maksimale është, për shembull, 100 kilometra në orë, të jetë në gjendje të drejtojë 120 kilometra në orë.