Lajme

Shkrimtari Vladimir Marku nga Fieri, i dhuron një kontingjent librash bibliotekës së qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’

Drejtuesit e Bibliotekës së qytetit gjatë qëndrimit në Panairin e librin në Tiranë, kanë zhvilluar edhe disa takime me drejtues të ndryshëm institucionesh.
Një takim tejet i rëndësishëm ishte me autorin e 38 librave njëherit profesorin e gjuhës angleze dhe inxhinierin, Vladimir Marku nga Fieri. Shkrimtari Marku pas takimit bibliotekës i ka ndarë një kontingjent librash të ndryshëm në mesin e tyre edhe 38 botimet e tij.
Ndërkaq në shenjë respekti për kontributin e dhënë drejtori Reshat Neziri i ka ndarë mirënjohje autorit Vladimir Marku.
Pas bisedave të shumta u akorduam që komunikimi të vazhdojë edhe më shumë, duke vendosur kështu ura bashkëpunimi me shumë institucione të Fierit por dhe më gjerë.
Ndërkaq pranimin e librave e ka bërë organizatori Hasan Hasani dhe sekretari Bekim Qerimi, duke e falënderuar autorin në fjalë për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Organizatori bibliotekës gjatë kësaj ceremonie ka thënë se ky është donacioni më i madh në këtë shumë, që një autorë i ka bërë bibliotekës së qytetit deri më tani.

Related Articles

Back to top button