LajmeOpinione

“Unë jam Shqiptare”

Nga Arjeta Spahiu

Unë jam Shqiptare!

Ka mundësi që vendosi të jetoj në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Preshevë e Bujanovc, Shqipëri, Evropë, Azi apo Amerikë. Vend-ndodhja ime nuk e ndërron kombin tim që është komb Shqiptar, për shkak se kam një histori, gjuhë, flamur, përkatësi e prejardhje Iliro-pellazgiane autoktone në Ballkan. Shtetësia mundet që ndërrohet sepse mund të fitohet me martesë, punë apo çfarëdo mënyre tjetër ligjore.

Kosova është bërë shtet në 2008 për shkak të politikave të ndryshme rajonale, dhe duhet mburrur me faktin që më në fund kemi marr atë që na është mohuar me shekuj. Mirëpo, nuk ka komb Kosovar! Ka shtetësi Kosovare po jo komb Kosovar, sikurse nuk ka komb Preshevar, Tetovar, Vlonjat, apo komb Dukagjinas. Thjesht këto terme portretizojnë një rajon ku ndodhen Shqipëtarët. Kombi tejkalon premisat kufitare e politike, se është histori, përkatësi e ndjenjë.

Asimilimi në mendim shpien në asimilim faktik, gjë që janë munduar pushtuesit të na e bëjnë prej 600 viteve.

Ndarjet në dy kombe Kosovar e Shqiptar që po bëhen nga politikajt me qëllime e motive të ulta pazarllëku, nuk duhet të na afektoj neve të gjithëve që jemi në një shportë. Për shkak të disa mollave të prishura nuk hudhet e gjithe shporta!

Related Articles

Back to top button