Lajme

Zvicër, themelohet lobi shqiptaro- zviceran, me mysafir special nga Amerika Joseph DioGuardi (Foto)

Amriswil, 24 Nënetor -Komuniteti shqiptare ne Zvicer sot eshte pasuruar edhe me nje shoqate te re, qe po e quajne tashme lobi shqiptaro-zvicern. Ne prag te dites se Flamurit ne Amriswil (TG) sot u themelua lobi shqiptaro-zviceran ne pranine e dy mysafirëve special nga SHBA-te ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi dhe gruaja e tij Shirley Cloyes DioGuardi. Salla ku u mbajt ky evement ishte e stolisur me flamuj kuqezi, qe shoqeroheshin nga ata zviceran dhe amerikan, ku moren pjese shume mergimtare si nga Kosova po ashtu edhe nga Shqiperia, Maqedonia, Presheva, Tuzi dhe Janina, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

DioGuardi: Shqiptaret ne SHBA dhe Zvicer dje krijues te shteti te Kosovës, sot ambasador te shqiptareve në perendim

Ne kete evenement qe zgjati rreth tri ore pos mysafirëve nga amerika ishin te pranishem edhe veprimtare dhe perfaqesues te komuniteti shqiptare ne Zvicër. Do perkujtuar se sot ne Zvicër jetojne dhe veprojne rreth 300.000 shqiptare, kryesisht nga Kosova, perfshire ketu edhe nje numer te madh nga Maqedonia, Lugina e Presheves, Shqiperia e Greqia.

Duke folur per rolin dhe kontrbutin e diaspores shqiptare para, gjate dhe pas luftes ne Kosovë ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi para te pranishme sot ne kete tubim madheshtor para shume pjesëmarrësve theksoi se “Shqiptaret ne SHBA dhe Zvicer dje krijues te shteti te Kosovës, sot jane bere ambasdore te shqiptareve ne perendim. Lobues me te mire dje dhe sot për Kosoven dhe shqiptaret ishin dhe mbeten Skenderbeu dhe Nenë Treza te cilet po ashtu vepruan jashte vendit, në diaspore njëri me shpat e tjetra me humanizëm..”

Ne ketë seance te pare te themelimit te Shoqates shqiptaro-zvicerane, mbet qe ne seancen e ardhshme, kuvendi te zgjedhe kryetarin dhe kryesin e vete.

Do theksuar se mu ne kete vit shqiptaret e Amerikes festojnë 30-vjetorin e shoqatës së tyre Albanian American Civic League, e vetmja Lobbz e autorizuar në Amerikë në mbështetje të çështjes shqiptare ne ballkan ne diaspore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Themelimin e kesaj shoqate te re shqiptaro-zvicerane ne Zvicer gazetari i njohur Nefail Maliqi e shef si nje gje pozitive nese shoqata ne fjale do te angazhohet për njohjen mes dy popujve dhe integrimin me te mire te shqiptareve ne kete vend.

Ne Zvicer sot jetojne dhe veprojne rreth 300 mije shqiptare. Do theksuar se pas lufte sne Kosovë organzimi i shqiptareve ne kete vend eshte zbehur, nuk eshte sikur ai i para luftes, qe ndoshta ështe normale.

“Funskionimin e partive politike te shqiptareve ne Zvicer disa e kuptojne si perqarje e disa si te domosdoshme. Ne fakt shoqatat e komunitetit shqiptar ne Zvicer duhet te fuksionojne qe duhet mbajtur duart larg politikes, por te perqendrohen me shume ne shoqata kulturore dhe humanitare per te ndihmuar skamnoret ne vendlindje dhe zhvillimin e vendin me investime te tyre..” ka thene gazetari shqiptare ne Gjenevë Nefail Maliqi.

Kurse për znj.Lindita Durmishi-Osmani ekonomiste e diplomuar (vijuese e studimeve master ne business administration) njëherit nje veprimtare e njohur ne Bellinzona te Zvicres thote se “duke e ditur kontributin e zotit Dioguardi, nga provoja e tij tani me 30-vjeqare ne ligen shqiptae amerikane, ne lobimin ne shtepin e badh, senat, kongres dhe ne te gjitha lobet e fuqishme qe kan ndikim ne poltika amerikave dhe jo vetem, ka marr nje iniciativ qe te ndihmoj themelimin e liges shqiptaro-zvicerane. Duke parë vizionin e ti qe ne Zvicer jan te gjitha kushtet dhe premiset shumë te ngjajshme me me ato amerikene, ky komunitet dhe ky lob te ndikoj ne politikat dhe qasjen e bashkimit evropian ndaj shqiptarve ne ballkan.”

Ne kete evenment me interes kombëtar, habiti nje fakt edhe pse nuk rane aq ne sy, se askush nga perfgaqesuesit nga ambasadat apo konzulatat tona qe sjane te pakta ne Zvicer nuk ishin prezent?! bile se paku per te ngrene nje darke siq e kane zakon apo per te marrur një foto me Diaguardin, i cili dihet cfare ka bere per Kosoven dhe shqiptarët.

Related Articles

Back to top button