Dënime të rënda për hedhjen e fishekzjarreve, dënimi nga 100 mijë deri 150 mijë dinarë ose 30 deri në 60 ditë burg
Rregullat e reja të Ligjit për rendin publik parashikojnë dënime të larta për hedhjen e fishekzjarreve, si dhe për gjuajtjen me armë zjarri.
Rregullat që janë prezantuar janë shumë rigoroze. Përveç dënimeve për hedhjen e fishekzjarreve, rregullat e reja të Ligjit për Rendin Publik parashikojnë edhe gjoba për gjuajtje me armë zjarri në ajër. Gjobat variojnë nga 100,000 deri në 150,000 dinarë ose nga 30 deri në 60 ditë burg.
Një person që hedh një fishekzjarre në një vend publik do të denohet nëse një fqinj ose kalimtar e sheh atë dhe e raporton në polici. Nëse hidhni fishekzjarre në oborrin tuaj dhe tingulli i shpërthimit e shqetëson dikend, do të mbani edhe pasojat! Nëse në atë moment ka një polic në rrugë, ai është i detyruar të ju raportojë!
Dënimet nuk kursehen për fëmijët nën 14 vjeç. Prindërit e tyre do të jenë përgjegjës për ta.