Dokumentari “BISEDAT E PRESHEVËS” mbi ruajtjen dhe trashëgiminë kulturore në vendin tonë (Video)
Dokumentari BISEDAT E PRESHEVES ka per qellim ruajtjen e identitetit kulturor dhe identitetit te pakices kombetare shqipetare ne jug te Serbise perms te mesuarit per trashegimine kulturore te paluajtshme te komunitetit local. Trashegimia kulturore nenkupton te mirat qe jane trasheguar nga gjeneratat e meparshme ose qe jane krijuar ne te tashmen dhe kane nje vlere specifike per njereyit dhe duhet te ruahen per brezat e ardhshem.Keto te mira jane shpesh nen regjimin e mbrojtejes,kane nje domethanie simbolike ne mendjet e njerezve dhe nga ana ekonomike ato perfaqesojne potencialin e turizmit.
Trashegimia kulturore ndikon ne identitetin e nje vendbanimi te vecante,rajoni ose shteti dhe kur behet fjale per objektet e trashegimise boterore ato kane vlere te vecante per tere njerzimin.
Instituti per mbrojtjen e monumenteve kulturore ne Nish,perpiloi nje liste te vendeve arkeologjike dhe vendeve te mbrojtura me ligj.Ne ate list gjendet edhe Presheva.
Gjurmet me te vjetra te cultures materiale datojne qe nga periudha neolitike gje qe konfirmohet edhe ne gjetjet ne reken e Terrnaves. Keto gjetje paraqesin trashegimine me te vjeter para historike te gjetura deri me sot ne territorin e komunes se Presheves.Nga gjetjet e materialeve qe deshmojne pretendimet e deklaruara mund te permenden gjetjet ne fshatrat Bushtran,Rahovice (kacipupi,shek 5 para eres sone),por edhe ne rrestin e pare te mureve te kalase se Presheves,e cila gjendet ne maje te kodres.
Nga mbetjet e ketyre mureve eshte e qarte se themeli perbehet nga dy shtresa,shtresa e pare perfaqeson mbetjet nga periudha romake ndersa shtresa e dyte perfaqeson mbetje te mesjetes se mehershme.
Me qellim te ruajtjes se trashegimise kulturore qe nuk njihet sic duhet permes promovimit te dobet dhe neglizhences,me ane te definimit te qarte te permbajtjes mediatike do te ngriten disa ceshtje te caktuara.Ne kuader te dokumentarit do te perqendrohemi ne njesite e meposhtme te trashegimise kulturore te paluajtshme ne Komunen e Presheves.
1.Xhamia e Vjeter e Presheves
2.Teqja e Preshevës
3.Muzeu i Sh.F. Ibrahim Kelmendi
4.Xhamia e Vjeter ne Bugarine -Slavujevac