Lajme
Fillojnë punët në rrugën “Abdullah Krashnica” në Preshevë (Foto)

Fillojnë punimet tek vendi i quajtur Çeshma e Madhe
Në kuadër të projektit të rregullimit të hapësirave publike nëpër vendbanimet e komunës sonë, kanë filluar punimet në rregullimin e infrastrukturës tek vendi i quajtur Çeshma e madhe.
Hapësira e lirë do të rregullohet me të gjitha infrastrukturat dhe pajisjet e nevojshme dhe në këtë mënyrë do të krijohet një hapësirë atraktive, që kryesisht do të shfrytëzohet për kalimin e kohës së lirë nga banorët e Lagjes që gravitojnë në rrugën Abdullah Krashnica.