Lajme

Ka filluar procesi i hapjes së vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore Bujar Osmani ka postuar në profilin e tij në Facebook një pjesë nga procesverbali i seancës së Qeverisë në Shkup, e cila u mbajt dy ditë më parë, në të cilën u diskutua marrëveshja midis qeverive të Maqedonisë Veriore dhe Serbisë në lidhje me hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan.

Sipas marrëveshjes, të dy qeveritë kanë detyruar ministritë e tyre të brendshme të nënshkruajnë një marrëveshje për hapjen e këtij kalimi brenda shtatë ditëve dhe të fillojnë procesin e ratifikimit në asambletë e Serbisë dhe Maqedonisë Veriore.

Teksti i plotë i Bujar Osmanit në facebook:

Karavani ec..
Sot edhe Qeveria e Sërbisë edhe ajo e Maqedonisë së veriut miratuan tekstin e marrëveshjes për krijimin e Kalimit të përbashkët kufitar Llojan- Miratoc. Dy qeveritë obliguan Ministrat e mbrendshëm qënë afat prej shtatë ditësh në emër të Qeverive përkatëse të nënshkruajnë marrëveshjet dhe të fillon procedura e ratifikimit në Parlamentin e Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button