Lajme
Komuna e Preshevës nuk ndalët, vazhdon me rregullimin e rrugëve në fshatin Rahovicë (Foto)

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës komunale, në Lagjen e Durçajve në fshatin Rahovicë, është bërë rregullimi i kanalizimit atmosferik dhe shtrimi i rrugicës me pllaka të betonit.
Përmes këtij projekti qytetarëve të kësaj lagjeje u janë përmirësuar kushtet e qarkullimit, poashtu edhe është zgjidhur problemi i vërshimeve të ujërave atmosferike, që kanë kaluar nëpërmjet kësaj rrugicë.
Tani e tutje banorët e këtyre dy lagjeve do të qarkullojnë në infrastrukturë të kompletuar, në kushte komode.
