Lajme

Komuna e Preshevës: Qytetarëve tanë t’u shërbejmë jo si “palë”, por si “klientë”, me një përkujdes, afërsi dhe respekt të shtuar

Administrata komunale e Preshevës përmbyll vitin 2019

Kryetari i Komunës z. Shqiprim Arifi së bashku me kryeshefin e Administratës kanë takuar sot stafin e administrates komunale.

Gjatë takimit kryetari i komunës bëri një analizë të punës njëvjeçare të stafit të Administratës, ku vlerësoi punën e shërbimeve të Administratës, duke ua shprehur dhe përshtypjet e bashkatdhetarëve tanë, që tashmë në komunë kemi një hapësira dhe atmosferë më të mirë pune, si dhe shërbime më të shpejta.

Vitin 2020 na presin punë edhe më të mëdha dhe më interesante, në ngritjen e standardeve të shërbimeve edhe më kualitative ndaj qytetarëve tanë, të cilët duhet konsideruar jo si palë, por si “klientë” dhe si të tillë duhet shërbyer qytetarëve, me një përkujdes, afërsi dhe respekt të shtuar.

Kryetari Arifi ka uruar gjithë të pranishmit për një vit të mbarë, shëndet të mirë dhe më shumë suksese dhe bashkëpunim për vitin 2020.

Related Articles

Back to top button