Largimi i fuqisë punëtore, problem për Luginën e Preshevës
Largimi i fuqisë punëtore nga vendi në Evropën Perëndimore, do të jetë një çështje shqetësuese për Luginën e Preshevës dhe rajonin tani dhe në të ardhmen.
Pas njoftimit se Gjermanisë i duhen 50,000 punëtorë në fusha të ndryshme. Ligji i ri për punësimin nga vendet jo anëtare u jep atyre shpresë të madhe.
Nëpër lokale të shumta afariste, vërehen afishe se kërkojnë punëtorë. Pronarët thonë se ka mungesë të fuqisë punëtorë të profesioneve të ndryshme.
Për punëtorë kemi shumë nevojë por punëtor nuk ka momentalisht. Ka krizë për punëtorë, si në butiqe, si në kafene dhe cdo biznes shumë problem kanë në gjetjen e punëtorëve sepse ata po ikin jashtë.
Kërkojmë prej një kohe të gjatë punëtorë, kemi nevojë por nuk ka sepse shumë kanë dal jashtë shtetit. Paga është e ulët dhe më shumë po shkojnë jashtë. Si gjithë, për fillim 200 euro.
Përderisa, punëtore femra kërkohen nëpër butiqe, situatë e ngjashme është edhe nëpër bare e restorante. Pronarët ankohen se profesioni i kamarierit nuk është më në listën e të rinjve, të cilët kërkojnë punë.
Për një vit e gjysmë kam pasur kamarier për shkurt kohë, nga një muaj por dalin jashtë me viza pune siç është trendi tash e dini. Në tre muajt e fundit nuk ka punëtorë, vështirë të gjej kamarier sepse rrogat janë të vogla sepse aq kemi mundësi t’i paguajmë.”- tha një pronar i kafeterisë për Presheva.AL
Rrogat janë te vogla e dijm, por është vështirë të gjejmë sepse vjen e punon 1-2 muaj merr dy rroga e shkon, ose nuk i punohet. Është problem, unë kam pasur punëtor të rregullt përpara, me vite kanë punuar, po kanë dal kanë shkuar.”- u shpreh një Afarist