Lajme

Largohen shitësit nga rruga në tregun e gjelbërt, ska më tollovi në rrugë (Foto)

Në bazë të Vendimit të Komunës së Preshevës mbi largimin e shitësve nga rrugët e qytetit, punonjësit e NP Moravica dhe Inspektorët komunal, sot i kanë orientuar shitësit në hapësirat e tregut të gjelbërt për shitjen e produkteve bujqësore, si dhe në hapësirat e stadiumit të vogël produktet tjera të ndryshme, me qëllim të evitimit të kaosit nëpër rrugët e qytetit.

Qytetarët por dhe vet shitësit e mirëpritën këtë gjë, pasi rrugët ishin të lira dhe qarkullimi ishte më i lehtë, poashtu edhe hapësirat më të përshtatshme për shit-blerje.

Related Articles

Back to top button