Lajme
Mali i Zi/ Kalon ligji për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare
Flamuri kombëtar dhe simbolet e tjera kombëtare shqiptare që nga ky moment do të përdoren zyrtarisht në Malin e Zi.
Nga burime të sigurta merret vesh se në Kuvendin e Malit të Zi ka kaluar ligji për përdorimin e Flamurit dhe simboleve kombëtare shqiptare.
Kalimi i këtij ligji kishte ngjallur debat dhe polemika të mëdha në Malin e Zi.
Shqiptarët atje dhe politikanët shqiptarë në Mal të Zi kishin insistuar gjatë që kjo të jetësohej.