Më shumë se 4,000 të rinj largohen nga Serbia çdo muaj

Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave më shumë se 4,000 njerëz largohen nga Serbia çdo muaj, 51,000 të rinj në vit, që është afërsisht një komunë e tëra në Serbi, thuhet në një deklarate të përbashkët nga katër organizata joqeveritare më 10 dhjetor.
Deklaratë e përbashkët nga ekipi i Kombeve të Bashkuara, zyra e Këshillit të Evropës, misioni i OSBE-së dhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi shprehet se papunësia, rreziku i varfërisë, situata e grupeve të margjinalizuara të të rinjve dhe shëndeti i tyre mendor janë disa nga problemet kryesore me të cilat përballen të rinjtë në Serbi.
“Këtë vit, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë të rinjve që përballen me shumë sfida në shumë pjesë të botës, përfshirë Serbinë. Papunësia, rreziku i varfërisë, pozicioni i grupeve të margjinalizuara të të rinjve, si dhe statusi i shëndetit të tyre mendor janë disa nga problemet themelore me të cilat përballen të rinjtë në Serbi, ” thuhet në deklaratën e lëshuar.