Lajme

Mediat prodhuesi më efikas për prodhimin e idiotëve

Nuk janë emisionet e tyre që i emetojnë ato aq të rrezikshme sa janë SPOTET KOMERCIALE.
Në kohën e ‘komunizmit’ quheshin shumë saktë: PEP (Programi Ekonomik Propagandistik). Tash quhen ‘marketing’ ose ‘publicitet’
Çdo film artistik, pos propagandës ‘patriotike’ (siç janë kryesisht ata të prodhimit amerikan), përmbajnë edhe veshje (të firmave të caktuara), pajisje (automjete a teknologji të një firme a shteti të caktuar, vende (qytete) me të cilët bëhet propagandë turistike etj.
Nëse i shikojmë serialet, ata janë të prerë me minutë e sekond kur para se të zhvillohet ndonjë ngjarje interesante, ndërpritet me spot komercial dhe shikuesi, për të mos e lënë që t’i shpëtojë ngjarja është i detyrar të shohë propagandë ekonomike…deri sa të fillojë vazhdimi i ngjarjes.
Këto që i përmendëm deri më tani, gëlltiten disi.
Mirëpo, kur ti shikon lajme a ndonjë emision tjetër dhe, papritmas, shfaqet në spot komercial (reklamë). Kjo ndikon jashtëzakonisht shumë në përqendrim (koncentrim). Shikimi i spoteve të këtilla prodhon njeri të shthurrur, njeri që e ka vështirë të përqendrohet në ndonjë punë a çështje të caktuar. Ky numër është jashtëzakonisht i madh dhe me tendencë rritjeje.
Kjo është jashtëzakonisht gjë e rrezikshme për të rinjtë, duke filluar që nga mosha njëvjeçare (ndoshta edhe më herët) e deri në moshën studentore. Kjo për nxënësit është vrasje. Kështuqë nuk është çudi që edhe tek ne të kemi gjendje katastrofike, ta zëmë testi i PISAs.
Një e dhënë, megjithëse burimi është irrelevant, për medituesit ku lypset përqendrim apo drejtim i vëmendjes e ilustron më së miri këtë gjë.
Medituesi amerikan arrinë të përqendrohet nga 3-5 minuta në orë, përkundër atij evropian i cili ia del mesatarisht të përqendrohet prej 10-15 minuta në orë.
Pra, megjithëse edhe në Evropë ka spote televizive komerciale, në Amerikë janë aq të shpeshtë, të bezdisshëm e të rrezikshëm sa që mund të thuhet lirisht ashtu siç e thot edhe titulli: Mediet janë prodhuesi më efikas për prodhimin e idiotëve.

Zeqirja Fejzullahu
(bashkatdhetarë nga Norça)

Related Articles

Back to top button