Preshevari dhuron 10 mijë franga zviceriane ndihmë për Shqipërinë

Agim Salihi nga Presheva do të dhurojë 10,000 franga zvicerane ndihmë pas tërmetit tragjik që goditi disa zona të Shqipërisë mëngjesin e së martës.

Kjo shumë do të shkojë për Fondacionin Shqiptarët për Shqiptarët, një fondacion ky që udhëhiqet nga hoxha i njohur Elvis Naçi, raporton Presheva.AL

Nga tërmeti në Shqipëri, zyrtarisht raportohet për 52 viktima. Ndërkaq, janë mbi 900 të tjerë që kanë kërkuar ndihmë spitalore.

Back to top button