Preshevës i shtohet edhe një hafize e re e Kuranit Famëlartë (Video)
Preshevës i shtohet edhe një hafize e re e Kuranit Famëlartë pasiqë gjatë ditës së sotme nxënësja e shkollës së hifzit “Elhidaje” në Preshevë Albona Kadriu me sukses të shkëlqyer e ka kryer hivzin gjegjësisht nxënien përmendësh të Kuranit Famëlartë.
Ceremonia dhe manifestimi i duasë së Hivzit është mbajtur në ambientet e
shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ku të pranishëm kanë qenë një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve të Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shkupit, familjarë, miq , dhe qytetarë të shumtë.
Përndryshe mësimet e Kuranit Famëlartë gjegjësisht nxënien përmendësh nxënësja Albona Kadriu i ka ndjekur te hafëz Orhan Ademi në shkollën e hifzit “Elhidaje”.
Memorizimin e Kuranit Famëlartë hafizja Albona Kadriu e ka mbrojtur përpara komisionit profesional hafëz Abdylkerim Ebibi nga Shkupi, hfz.Vesim Abdiu nga Tërnoci dhe hfz.ing.Agon Mehmeti përderisa duanë e hivzit e ka bërë Kryeimami i Xhamisë së Zagrebit hfz. Aziz Alili. Presheva.AL